Futboll La Liga Sport

LARG PRITSHMËRIVE/ Atletico Madrid shpëton në fund ndaj Eibarit (VIDEO)

Një goli Moreno-s në minutën e 95’ o ka dhënë barazimin Atletico Madridit. U duk sikur skuadra e Diego Simeone-s do të pësonte humbjen e dytë radhazi në La Liga pas disfatës me Celta Vigo-n, kur Eibar mori avantazhin në fund të takimit, por kryeqytetasit shpëtuan në sekondat e fundit të ndeshjes. Atletico ishte ekipi që prodhoi më tepër mundësi goli gjatë gjithë ndeshjes por pa arritur të shënojë me Griezmann dhe shokë. Kur dukej sikur ndeshja do të shkonte drejt një barazimi pa gola, ishte Sergio Enrich i Eibar ai që kaloi të tijtë në avantazh.

Lufta kundër kohës kishte filluar për kryeqytetasit, të cilët u hodhën të gjithë në sulm për të shpëtuar diçka në këtë takim dhe në minutën e 95’ ka ardhur goli i Moreno-s. Një barazim që mund të quhet si një fitore për vendasit, por që nuk i shërben shumë në renditje teksa kanë humbur edhe dy pikë të tjera potenciale ndaj rivalëve për titull, gjithsesi barazimi 1-1 është më mirë se një humbje.

Related posts

SHËNOI NË DEBUTIM ME LECCEN/ Mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet ndaj ish-skuadrës ku spikati

Delo.autor

Barcelona përshpejton një afrim të bujshëm në merkaton e verës

Sadik.Autor

EMOCIONUESE/ Liverpool ngre trofeun e Premierligës pas 30 vjetëve pritje

F.autor

Leave a Comment