Futboll Sport

SKANDALI/ WADA nuk tërhiqet: Antidopingu rus do të qëndrojë i pezulluar

Agjencia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) ka bërë me dije se antidopingu rus, i pezulluar që prej vitit 2015 pas skandalit doping në këtë shtet, do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur, pa dhënë një datë se kur do të rikthehet të kryejë funksionet e tij. Sipas WADA, antidopingu rus (Rusada) ka dështuar të plotësojë dy kritere të vendosura prej tij në gusht të 2017-ës dhe në mbledhjen që do të zhvillohet më 20 shtator do të votohet që pezullimi të qëndrojë në fuqi.

Presidenti i WADA-s, Craig Reedie, tha: “Të rikthejmë në këto momente antidopingun rus do të ishte një katastrofë për sportin. Të injorojmë kriteret e vendosura nga vetë ne do të thotë që të mos mbrojmë më sportistët e pastër”. Anrtidopingu rus është pezulluar që pas skandalit që plasi në gusht të vitit 2015, një vit pasi Rusia pat organizuar Lojërat Olimpike Dimrërore “Sochi 2014”, ku mijëra sportistë rusë kanë manipuluar testet antidoping përmes Rusada.

Related posts

“LOJTARI I MOMENTIT”/ Shqipëria ëndërron Kupën e Botës falë “fëmijës” Armando Broja

Delo.autor

BËRI DEBUTIMIN ME MONZËN/ Balotellin e ndjekin problemet, nuk luan në kampionat. Ja arsyeja…

Delo.autor

TËRBOHET GATTUSO/ MILANI me dhimbje koke përballë JUVES, sa shumë mungesa

Isa.Autor

Leave a Comment