Futboll Premier League Sport

Starti perfekt i Chelseas/ Ja sa orë harxhon Sarri për të studiuar një kundërshtar

4 fitore në po kaq ndeshje. Mund të thuhet pa pikë dyshimi se është një start perfekt për skuadrën e Çelsit në Premier Ligë. Sigurisht që ky hap i londinezve më këto paraqitje kishin kohë pa u parë, por duket se filozofia e lojës së Maurisio Sarrit ka dhënë frytet e saj, prandaj është ai personi që meriton edhe meritat kryesore.

Ndërkohë ajo që bëjnë me dije mediat angleze është fakti se Maurisio Sarri është i fiksuar për të studiuar kundërshtarët, madje gjatë pushimve nga ndeshjet e kombëtareve ai ka harxhuar 13 orë për të studiuar një kundërshtar.

“Luajmë plot 7 ndeshje në 23 ditë, kështu që më duhet të punoj. Kam parë disa ndeshje të Kardif, PAOK, Uest Hem dhe Liverpul. Janë ditë të gjata, por për mua është një kënaqësi. Nuk e shikoj si një punë, është diçka që e bëj sepse jam i lumtur që jam këtu. Ndihem si në shtëpi” –tha Maurisio Sarri.

Related posts

MERKATO/ RAFINHA tregon se ku do të donte që të luante vëllai i tij THIAGO

Isa.Autor

Një fitore në boks, në vendlindjen e tij. Vrenozi mposht rivalin amerikano-latin

Sadik.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Eriksen si Sneijder më 2009, nga prezantimi e direkt në debutim…

Delo.autor

Leave a Comment