Futboll Sport

Perëndimi i një “shembullori”/ Ish-lojtari i kombëtares është shumë i pafat

Pas dy ndeshjeve të fundit që kombëtarja shqiptare luajti kundër Izraelit dhe Skocisë nisën aludimet e para se çfarë i mungonte ekipit tonë përfaqësues. Dikush e ka mendjen te trajneri Christian Panucci, dikush e ka te lojtarët dhe në fund të gjithë bëjmë një vrimë të madhe në ujë. Në fakt, kombëtares shqiptare i mungojnë shumë gjëra, mbase nga A-ja te Zh-ja. Debatet për kombëtaren vazhdojnë ende, të dëgjosh bisedat parqeve kupton se njerëzve u mungon Lorik Cana. Absolutisht po, por rastësia më solli në vesh një emër tjetër, Burim Kukelin.

Sa kohë pa e dëgjuar. Kukeli, ai mesfushori kokëulur, që ishte “plaku i urtë” i mesfushës shqiptare. Dhuronte gjithçka kishte nga vetja dhe shumë pak binte në pah. Më shumë mbahet mend për ndonjë gabim tek-tuk në ndeshjet e fundit se sa për lojërat e mira dhe rëndësinë që ka patur në ekipin tonë. Vetë roli i mesfushorit difensiv të penalizon. I pafat!

Kukeli luajti ndeshjen e fundit me Shqipërinë më 5 shtator të 2017. Shqipëria barazonte me Maqedoninë 1-1 në ndeshjen e fundit eliminatore të kampiontit botëror. Me mbylljen e atyre eliminatoreve u mbyll dhe historia e Kukelit me Shqipërinë. Një histori e shkurtër me vetëm 27 ndeshje, por e shkruar me gërma të arta, pasi përjetoi emocionet e kampionatit europian.

Sot, mesfushori është në të perënduar të karrierës së tij. Ai aktivizohet në Zvicër me Sion-in, por nuk ka lënë aspak gjurmë që nga largimi prej Zurich-ut. Sezonin e kaluar luajti 10 takime me teknikun Paulo Tramezzani si trajner, më pas ka qëndruar thuajse gjithmonë në pankinë. Këtë sezon u dëmtua dhe nuk ka luajtur asnjë minut. Mosha bën të veten, ky sezon i vështirë mund të ndikojë, por kuptohet se Kukeli është drejt varjes së këpucëve në gozhdë. Një luftëtar i urtë që na mungon!

Tavolina e dominave me të moshuarit kishin të drejtë, mungon dhe Kukeli, pavarësisht se duket sikur e ka zënë pluhuri i harresës!

Related posts

Espanyol-Barcelona, në Kupën e Mbretit luhet derbi

Q.Autor

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Milan bën lëvizjen e papritur, zëvendëson Ibrën me yllin e Napolit…

Delo.autor

WEST BROM-MANCHESTER UNITED/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Diagne zhbllokon sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment