Futboll Sport

NJERIU I SPEKTAKLIT/ Ronaldinho, buzëqeshja e futbollit. Trashëgimia e tij në një info-grafik

Viti 2018 do të mbahet mend në nivelin e futbollit për lavdinë e Francës në Kupën e Botës së Rusisë, zhvilluar kësaj vere, për Champions-in e 13-të të Real Madridit dhe tërheqjen përfundimtare të Ronaldinhos nga ky sport magjik, si lojtar. Buzëqeshja e futbollit u pensionua pas 695 ndeshjeve, 266 golave dhe 182 asisteve në mesin e tetë klubeve, për të cilat ai luajti në karrierë.

Një futbollist i veçantë, me një talent pothuajse unik, i admiruar nga të gjithë tifozët e botës. “Bëra atë që më pëlqente profesionalisht për 20 vite dhe 10 vite në stërvitjen bazë. E kam jetuar intensivisht këtë ëndërr të fëmijërisë, në çdo moment. Udhëtimet, fitoret, humbjet, rruga për dhomat e zhveshjes, në hyrje të fushës, këpucët e sportit, topat e mirë dhe të këqij, trofetë dhe çmimet.

Me pak fjalë, ishte e gjitha e pabesueshme. Babai dhe familja ime më mbështetën shumë për të arritur këtu, ishte një përpjekje ekipore. Ne arritëm në fund të fazës së parë të jetës profesionale me një histori të bukur për t’u treguar… “, – shkroi ai në letrën e lamtumirës, d​​uke lënë trashëgiminë e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Related posts

I DHUROI MËLÇINË ABIDAL/ Flet kushëriri i tij: Dua ta sqaroj këtë çështje, jam bërë…

Delo.autor

STRATEGJIA PËR 2020/ Barcelona do dy yjet e Interit. Për njërin ka gati 50 milionë euro

Delo.autor

Partizani përgatit një goditje në sulm, Rubin Hebaj kryeson listën e të “kuqve”

Isa.Autor

Leave a Comment