Futboll Sport

ÇFARË RREZIKU/ SALAH ka vendosur një bast, në “tryezë” është EGJIPTI

Sezonin e shkuar Liverpool mahniti me spektaklin sulmues të treshes Salah-Firmino-Mane, që synon të fitojë Premier Ligën këtë sezon, ndërsa lojtarët e stolit do të luajnë vetëm në rast dëmtimesh apo rotacioni.

Një prej sulmuesve të sezonit të shkuar që e ndoqi thuajse gjithë sezonin nga stoli ishte Dany Ings, i cili në fund të verës u transferua te Southampton-i. Megjithatë, Ings ishte një personazh mjaft simpatik dhe kishte një miqësi të fortë me lojtarët, ndaj lagimi i tij i mërziti të gjithë, edhe pse ishte larg i detyruar, për të gjetur hapësirë gjetkë.

Ings është ambientuar mirë tek Southampton, sepse ka shënuar 2 gola deri tani, ndërsa për mediat angleze ka rrëfyer një sekret në lidhje me Salah, sepse ka vendosur një bast me yllin egjiptian.

“Kur u largova, Salah më dërgoi një mesazh ku më uronte gjithë të mirat. Jemi miq të mirë, kemi mbetur në kontakt të vazhdueshëm. Më tha që të bënim një garë se kush shënonte më shumë, duke nisur nga shtatori.

“Natyrisht, më bëri të qeshja, ndaj i thashë: ‘Le të vendosim një bast: nëse shënoj më shumë këtë sezon, do më japësh gjysmën e Egjiptit. Nëse shënon ti, do të të jap një kafe Costa’. Salah i adhuron ato kafe, por më tha që nuk ishte bast i ndershëm. Gjithsesi, pranoi”.

Related posts

FORMACIONET/ Barcelona – Alaves, Coutinho debuton edhe në La Liga

Q.Autor

PSG VENDOS ÇMIMIN PËR NEYMAR/ “Los Blancos” dhe Juventus befasohen nga vlera prej…

Delo.autor

RONALDO KUALIFIKOI JUVENTUSIN/ Georgina nuk ndal dot lotët! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment