Formula 1 Sport

PROVAT/ Hamilton “FLUTURON” edhe në Singapor, ndjekin Verstappen e Vettel

Në një pistë si ajo e Marina Bay në Singapor ku parakalimet janë të vështira dhe ku nisja e garës nga vija e parë është e rëndësishme për të fituar garën, piloti britanik Lewis Hamilton ka treguar edhe një herë klasin e tij, duke siguruar “pole position”. Piloti britanik i Mercedes dha kohën rekord 1’36”015, duke siguruar “pole” dhe duke hedhur një hap të madh drejt triumfit nesër në garë. Në krah të tij në vijën e parë të startit do të jetë holandezi Max Verstappen me Red Bull, duke befasuar dy makinat Ferrari.

Vetëm i treti Sebastian Vettel me Ferrari, gati gjysmë sekondë më i avashtë se Hamilton, duke mos rivalizuar dot për “pole. I katërti doli Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Kimi Raikkonen me Ferrari (i pesti) dhe Daniel Ricciardo me Red Bull (i gjashti). Në “top-10” u renditën Perez (Force India), Grosjean (Haas), Ocon (Force India)dhe Hulkneberg (Renault). Gara nesër starton në orën 14:10.

Në përfundim të sesionit të parë, u eliminuan Magnussen (Haas), Hartley (Toro Rosso), Vandoorne (McLaren), Sirtokin e Stroll, të dy me Williams. Surprizë në këtë sesion ishte koha më e shpejtë e vendosur nga makina Red Bull e Daniel Ricciardo. Ndërsa në mbyllje të sesionit të dytë u eliminuan nga gara për “pole” pilotët Alonso (McLaren), Sainz (Renault), Leclerc (Sauber), Ericsson (Sauber) dhe Gasly (Toro Rosso). Më i shpejti në këtë sesion ishte Kimi Raikkonen me Ferrari.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Bilanci i frikshëm i Angli-Skoci, ja sa tifozë të infektuar me COVID-19 ishin në “Wembley”…

Delo.autor

“NUK DO TA HARROJMË KURRË”/ Familja e Kristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpulit për mbështetjen, pas lajmit të trishtë

F.autor

WEST BROM-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment