Futboll Sport

SHQIPTARËT NË FESTË/ Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Shpat Zeka (-100Kg) sot në një konkurrence prej 24 garueseve, arriti deri ne finale dhe fitojë medaljen e argjendte ne Kampionatin Evropian për Junior qe po mbahet ne Sofje te Bullgarisë. Për Zekën qe është medalist i bronzte evropian U18 vitin e kaluar, medalja e argjendte është një kalim i suksesshëm ne grupmoshën e juniorëve.

Zeka deri ne finale mposhti tre garues, Alexandre TEODOSIO (Portugali), Jelle SNIPPE (Holandë) dhe Iwo BARANIEWSKI (Poloni). Ne finale u mposht nga Onise SANEBLITZE (Gjeorgji). Ne ketë Kampionate morën pjese edhe dy xhudistet, Erza Muminoviq (-44Kg) dhe Flaka Loxha (-57Kg).

Kampionia aktuale evropiane për kadetë Erza Muminoviq, nuk arriti ta kalojë raundin e parë duke u mposhtur nga Shafag HAMIDOVA (Azerbajxhan).

Flaka Loxha shënojë një fitore ndaj Josie STEELE (Britani e Madhe) kurse ne raundin e dyte u mposht nga Vera ZEMANOVA (Çeki).

Related posts

E ARDHMJA E DE JONG TEK BARCELONA/ Zbulohet klauzola anti-PSG në kontratë, frikë nga precedenti….

Delo.autor

SHPËRTHEN BALOTELLI/ Ja reagim EPIK ndaj kritikave për mbipeshë (FOTO)

Isa.Autor

“NDESHJA NDAJ LAZIOS ËSHTË E RËNDËSISHME PËR RENDITJEN”/ Trajenri Pirlo: Interi e fiton titullin vetëm nëse…

Delo.autor

Leave a Comment