Futboll Premier League Sport

BUZËQESH MOU/ Barku i Lukakut dhe “magjia” e Smalling i dhurojnë 3 pikët Man United (VIDEO)

Manchester United duket se është zhbllokuar pas problemeve që ka patur në fillimin e sezonit. Skuadra e Jose Mourinho ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League pasi ka mundur 2-1 në transfertë Watford-in, një ekip që vinte nga katër fitore në katër javët e para të Premier League.

Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Romelu Lukaku dhe Chris Smalling, të dy autorë të dy golave të veçantë. Sulmuesi belg, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të me një gol të veçantë, duke dërguar topin në rrjetë me bark.

Tri minuta më vonë ka ardhur goli i dytë i miqve, me Chris Smalling që ka shënuar një gol të mrekullueshëm me gjysmë roveshiatë pas një kontrolli të bukur me gjoks. Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 65-të, teksa Gray ka ngushtuar diferencat në 2-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, United ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Matic, por, pavarësisht nga kjo, “Djajtë e Kuq” kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në minutat e fundit dhe të bëjnë një hap më shumë drejt vendeve të para në renditje, duke u ngjitur nga vendi i dhjetë në të tetin dhe duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, gjashtë larg kreut të renditjes që mbahet nga Chelsea dhe 3 larg Watford-it të vendit të katërt.

 

 

Related posts

Firma me Partizanin, Rubin Hebaj flet si sulmues “i kuq”

Sadik.Autor

“U GODIT ME NJË GUR NJË GUR HOKEJI NË GJOKS”/ Ish-pornostarja publikon pamjet e operacionit, doktori: Implanti të… (FOTO+VIDEO)

F.autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Cagliari – Milan, SURPRIZON Gattuso

Q.Autor

Leave a Comment