Futboll Seria A Sport

ANALIZA E HOLLËSISHME/ Pirlo: Ja pse JUVENTUSI do të fitojë Championsin

Andrea Pirlo një ndër emrat më të mëdhejnë të Juventus-it e shikon ekipin e tij si një ndër pretendentët kryesor për të fituar titullin e Champions League këtë vit. Dhe mesa duket pas “ngjalljes së fuqishme të Ronaldos” që më në fund ka gjetur rrjetën me zonjën e vjetër, madje ka realizuar dopietë, mund të bëhet realitet parashikimi i Pirlos.

“Juventus mund të fitojë Champions League-n këtë sezon. Ata kanë mbledhur njerëz me qëllimin e përbashkët për t’a marrë këtë trofe dhe unë kam parë tek ata vendosmërinë, si tek Manchester City, Real Madrid-i, Liverpool-i dhe Barcelona,”- ka thënë ai në një intervistë për Sky Sports. Pirlo ka shtuar se ekipi “Bianconeri” janë një hap më larg në nivel kombëtar:

“Juve është një apo dy hapa më larg sesa ekipet e tjera si Inter e Napoli të cilat kanë forcuar ekipet e tyre gjithashtu, por pavarësisht faktit se janë ekipe të shkëlqyera ata duhet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme që të arrijnë nivelin e Juventus-it,-ka thënë Pirlo.

Ai ka thënë fjalë të mira edhe për Milanin: “I kam parë në aksion dhe duken mirë nën drejtimin e Gattuso-s. Kanë krijuar një miks të balancuar mes të rinjve italian dhe lojtarëve të mirë të huaj.”

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E GATTUSOS/ Milik braktis stërvitjen e Napolit. Afron shitja përfundimtare

Delo.autor

“PLESHTI” APO RONALDO? Recoba zbulon emrin e lojtarit më të mirë në botë

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE/ Senatorët dalin kundër, tek Barcelona përçahen për rrogat

Delo.autor

Leave a Comment