Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I DHA LAMTUMIRËN FUTBOLLIT NË MOSHËN 34-VJEÇARE/ Mavraj bën postimin emocionues për mbrojtësin Basha (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare. Pas këtij lajmi ka reaguar me anë të disa fotove ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj i cili me anë të “Story”-t në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka shkruar fjalë zemre për Bashën.

“Migjen, vëllai im i dashur. Unë vetëm mund të të përgëzoj, jo vetëm për karrierën tënde të madhe, por veçanërisht për atë person të madh që je. Ishte nder i madh për mua të pastroja gabimet e tua prapa shpine.

Të uroj ty dhe familjes tënde veçanërisht bekimet e Zotit me dashuri, truproja yt. Të gjithë jemi shumë krenarë për ty.”, shkroi Mavraj në tri fotot e postuara.

Related posts

“IZOLOI” LUKAKUN/ Gjimshiti më i miri në fushë: Ishte një lojë shumë e…

Delo.autor

Kjo është fanella e dytë e Milanit për sezonin e ri

Sadik.Autor

LUFTA/ Ish-boksieri Vitali Kliçko po MBRON Ukrainën: Kemi vrarë disa…

F.autor

Leave a Comment