Futboll Premier League Sport

Habia më e madhe në ANGLI/ Futbollisti luan PA STEMËN e klubit në fanellë

Gjithçka mund të thuhet, por sezoni i Tottenham nuk ka nisur shumë mirë. Dakord, dy ndeshjet e para u fituan, por më pas erdhën problemet, e kushtëzuar edhe nga merkato totalisht pa lëvizje e londinezëve, që nuk bënë asnjë blerje dhe nuk shitën asnjë futbollist.

Në fillim vonesa në përurimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”, që i ka detyruar të besuarit e Pochettino të vazhdojnë qëndrimin në “Wembley”, më pas humbja “e shëmtuar” kundër Liverpool, që vendos menjëherë kufirin për titullin kampion në këtë sezon.

Por ndeshja kundër “të kuqve”, ka prezantuar edhe një anomali të vërtetë, të përfshirë në mister. Tifozëve nuk u ka shpëtuar fakti se Toby Alderweireld, ka pasur një fanellë ku mungonte stema e klubit të Tottenham.

No badge appears to be on Toby Alderweireld’s shirt

Tifozët e “spurs” kanë nisur menjëherë të bëjnë pyetje në “web”, ndërsa rrjetet sociale kanë nxituar të gjejnë arsyen, që ende nuk ka marrë një shpjegim të mirëfilltë.

Thjesht një harresë? Si ka mundësi që futbollisti, stafi dhe shokët e tij nuk e vunë re? Përse, vetëm një fanellë e Alderweireld ishte në çantën e magazinierit? Përse nuk shkoi në një dyqan ta blinte?

Related posts

LYON-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” pretendoi dy penallti, nuk duken episode flagrante

Delo.autor

DOKA E SFIDOI DUKE U HEDHUR ME RROBA NË PISHINË/ Por shikoni çfarë bën Abazaj me “Napolonin” në sfond (VIDEO)

Delo.autor

“BERATI NDJEHET REHAT…”/ Detyrë e re për Gjimshitin, tek Atalanta bën edhe… kameramanin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment