Një pështyrje reciproke mes Rosi dhe Lavezzi. Në vitin 2011, gjatë ndeshjes Roma-Napoli, të dy kanë pasur një debat që është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundur. Verdhekuqi ishte i pari që e pështyu, ndërsa sulmuesi i Napoli u përgjigj menjëherë. Ata u skualifikuan për tre javë.
Botërori ’90. Në 1/8-t e finaleve luhej Holandë-Gjermani. Mes Frank Rijkaard dhe Rudi Voeller nuk kishte një miqësi të sinqertë. I pari vendosi të bëj një faull të rëndë ndaj kundërshtarit dhe më pas të vazhdonte me pështyme dhe shtyrje. Sipas dëshmitarëve sherri vazhdoi deri brenda dhomës së zhveshjes.
Pështyma ndaj Simeone? Nuk ishte diçka e bukur, por do ta bëja sërish për fanellën e Roma. Pamja jo shumë e bukur vjen nga derbi i Romës dhe protagonisti ka qenë mbrojtësi verdhekuq Zago, që pështyu mesfushorin argjentinas të Lazio, në vitin 1999.
Një dënim shumë i rëndë për Sinisa Mihajlovic. Serbi e pagoi me 8 javë skualifikim përshtypjen dhe ofendimet ndaj Adrian Mutu, në një sfidë Lazio-Chelsea të luajtur për Kupat e Europës. Dënimi më i madh i dhënë për këtë rast.
“Ishte diçka e shpikur. Unë po pështyja në tokë, sepse nuk kam pështyrë kurrë askënd në jetën time. Në atë moment Nedved kaloi pranë meje. Ai e di shumë mirë që nuk ka ndodhur asgjë.” Kështu foli mbrojtësi i Inter, Walter Samuel, por më kot, ai u skualifikua për tre javë.
Në vitin 2008, John Terry jo vetëm që humbi penalltinë në finalen e Champions League por bëri edhe një gjest të dëmtuar duke pështyrë Tevez gjatë sherrit që futbollistët patën me njëri-tjetrin në momentin e nxjerrjes me karton të kuq për Drogba.