Futboll Sport

U shpall lojtari i ndeshjes/ Blazevski: TIRANA është skuadra më e mirë në Shqipëri

Blazevski është shpallur lojtari i ndeshjes në takimin mes Tiranës dhe Luftëtarit. Sulmuesi në një prononcim për Supersport është shprehur se kampionati shqiptar është më i fortë se ai maqedonas dhe se Tirana është skuadra më e mirë në Shqipëri.

“Ndihem shumë mirë sepse shënova gol, por më e rëndësishme është fitorja, sepse ne luajtëm si grup. Sot donim fitoren dhe ia arritën. Falendoroj edhe shokët e ekipit, sepse ata më pasuan dhe shënova, sepse në rast të kundërt nuk do kisha shënuar.

Ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha është fitorja dhe 3 pikëshi për skuadrën. Unë nuk i njoh të gjitha skuadrat, pasi i shoh në televizion dhe kampionati është shumë i fortë, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të vështira. Mendoj që kampionati shqiptar është më i vështirë se në Maqedoni. Tirana është skuadra më e mirë në Shqipëri që ka fituar më shumë tituj. E rëndësishme është që të luajmë në Kupat e Europës, por këtë do e shohim hap pas hapi”.

Related posts

150 MILIONË EURO NË VIT/ Florentino Perez bën “blerjen” e bujshme…

Delo.autor

SOCIEDAD-BARCELONA/ Sulmuesi Dembele dhuron spektakël dhe mposht portierin Remiro me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Në “ashensorin” e Botërorit, ja dështimet dhe zbulimet e “Rusia 2018” (EMRAT)

Isa.Autor

Leave a Comment