Futboll Kombëtarja Sport

PANUCCI “FËRKON DUART”/ KAÇE i jep “leksion” trajnerit të tij, mediat greke i thurin lavde

Ergys Kaçe tregoi se nuk e shpërdoron besimin që i japin trajnerët. Mesfushori me tipare mbrojtëse i Kombëtares ka kaluar fundjavën e parë të gëzuar në Greqi pas një kohe të gjatë pasi ishte titullar në fitoren e Panathinaikosit ndal AEL Larissas 1-3 në fushën e këtyre të fundit.

Tekniku i “Jeshilëve” Giorgo Donis vendosi që këtë javë të aktivizonte rezervat, të cilët kanë luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mediat helene presin shumë më tepër nga Kaçe, pasi kanë besim te aftësia e tij për të dhënë në fushë.

“Kaçe e gjen veten të rikthehet në ritmin normal të ndeshjes, megjithëse ishte vetëm ndeshja e parë e vitit për të. Kthehet me pasionin dhe rregullin e duhur, megjithëse mund të luaj edhe më mirë”, komentohet paraqitja e fundit e futbollistit kuqezi.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Klopp: Të bëhesh kampion në Angli është më e vështirë sesa në

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Godin i dhuron penallti Getafes, veterani 38-vjeçar fal “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

DUROS NUK I NDAHEN TELASHET/ Ja çfarë vendosi gjykata pas dhunës ndaj gruas

Delo.autor

Leave a Comment