Futboll Premier League Sport

JO VETËM KALINIC/ Refuzoi zëvendësimin, Lucas Perez tregon të vërtetën e tij

Më në fund u zgjua West Hami, sepse pas një fillimi të keq të sezonit erdhi fitorja e parë në Premier Ligë, një 3-1 qetësues ndaj Evertonit. Megjithatë, përtej bujës që bëri ajo fitore, në Liverpool u regjistrua edhe një episod u veçantë, që natyrisht ka krijuar jo pak zhurmë.

Sulmuesi spanjoll u fokusua nga kamerat në stol, dukshëm i mërzitur, duke debatuar me një nga pjesëtarët e stafit. Trajneri Manuel Pelegrini vendosi të aktivizonte me urgjencë Michael Antonio-n, ndërsa dukej se Perez kishte refuzuar të dilte në nxehje.

Megjithatë, spanjolli ka postuar një mesazh në Twitter ku ka dashur të sqarojë të gjithë, duke mohuar prerë aludimet mediatike.

“Tek stoli i West Ham-it stërvitemi të gjithë në seri 3-5 minuta gjatë ndeshjes. Unë e kisha mbaruar nxehjen time, kur u dëmtua Arnautovic. Trajneri më thirri për t’u futur, por pastaj kishte gati pranë tij Michail Antonion dhe i tha atij të futej menjëherë.

“Pamjet ku po flisja me trajnerin e portierëve janë keqinterpretuar, nuk ishte aspak refuzim për t’u futur. Në karrierën time nuk kam refuzuar kurrë as urdhrin për të dalë në nxehje, jo më që të luaj, pasi dua të luaj sa të më jepet mundësia”.

Edhe Pellegrini tha të njëjtën gjë pas ndeshjes, duke sqaruar se futi Antonion pikërisht sepse e pa qe ishte gati, ndërsa Perez duhej të riniste nxehjen.

Related posts

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte merr lajmin e keq, i dëmtohet një tjetër lojtar “Zikaltër”. Ja emri…

Delo.autor

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Sadik.Autor

KOMPLETOHEN GJYSMËFINALET E “EURO 2020″/ Mësohen datat dhe orari i përballjes mes “të fortëve”

Delo.autor

Leave a Comment