Futboll La Liga Sport

BENZEMA OPTIMIST/ Këtë vit jemi FAVORIT për të fituar Ligën e Kampionëve

Karim Benzema ka insistuar se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, përkundër se është braktisur nga golashënuesi më i mirë që ka pasur ndonjëherë gjatë kësaj vere. Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit në afatin kalimtar veror, duke i dhënë fund qëndrimit nëntëvjeçar në Spanjë.

Kalimi i tij në Torino ia ka rritur shanset Juventusit për ta fituar garën evropiane pas shumë e shumë vitesh, të cilën Real Madridi e ka fituar në tri vitet e fundit rresht.

Sulmuesi francez beson se edhe pa përfaqësuesin portugez, Real Madridi do ta fitojë për herë të katërt radhazi Ligën e Kampionëve.

“Kjo garë është e një niveli tjetër, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, nuk ka ndeshje të lehtë. Një gjë më pëlqen: Real Madridi është klubi më i mirë në botë, prandaj çdo vit duhet të fitosh”, tha Benzema për Codere.

“E dimë se ka shumë rivalë të fortë, por nëse më duhet të them se kush është favorit, atëherë gjithmonë do të jetë Real Madridi”, shtoi ai.

Related posts

Autobusi i ekipit të Crvena Zvezdës në flakë, lojtarët hidhen për të shpëtuar (VIDEO)

Sadik.Autor

FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Evertonin dhe rikthehet në krye të renditjes

Delo.autor

CHAMPIONS/ Gafë e pabesueshme nga Onana, Jones zhbllokon sfidën për Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment