Futboll Premier League Sport

“TËRBOHET” KLOPP/ Liverpooli pa sulmuesin kryesor në ndeshjen ndaj PSG

Skuadra e Liverpool rrezikon të mos ketë në fushë në ndeshjen ndaj Paris Saint Germanin një nga sulmuesit e saj kryesorë, Roberto Firmino, që nuk është stërvitur sot me ekipin në prag të duelit që do të luhet të martën në Champions League. Sulmuesi brazilian duket se ka ende probleme me syrin, pas incidentit që pati ditën e shtunë në ndeshjen e luajtur ndaj Tottenham. Në atë ndeshje, lojtari i Hotspurs, Jan Vertonghen, i futi gishtin në sy, duke detyruar Firmino të lërë fushën e lojës.

Edhe trajneri gjerman Jurgen Klopp konfirmoi se ndaj PSG mund të mos ketë në dispozicion lojtarin me nr.9, që duket se ende mban një fasho në sy, për të evituar ndonjë përkeqësim. “Nëse do të luanim sot (e hënë), Firmino nuk do të kishte asnjë shans për të zbritur në fushë. Për nesër të shohim, pasi gjendja mund të ndryshojë nga momenti në moment. Pra, nesër mund te kemi një lajm të mirë nga Firmino”, tha trajneri Klopp.

Related posts

NUK KA MË DILEMA/ Publikohet FOTO: Ja ku ndodhet Conte, pritet që të finalizoi…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-4

Delo.autor

(VIDEO) Bonucci bën gjestin human, merr pjesë në nismën kundër bulizmit

Q.Autor

Leave a Comment