Futboll Seria A Sport

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Djali i TOTTIT i bën të gjithë për vete me gjestin e madh 

Kristian Toti, djali më i madh i kapitenit legjendar të Romës, Françesko Totit, ka bërë bujë në mediat italiane, me një gjest të madh të bërë ndaj kundërshtarit.

Ai ishte pjesë me skuadrën e Romës në turneun “Madrid Football Cup”, një kompeticion që mblidhte skuadrat më të mira U-14, në Europë. Dhe, gjatë një ndeshje, Kristian Toti u përplas me portierin kundërshtar, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas bërrylit që mori në kokë.

Djali i Totit, jo vetëm që ndërpreu menjëherë lojën, por shkoi edhe te portieri për t’i kërkuar ndjesë, e për të parë gjendjen e tij. Më pas, ai foli edhe pas ndeshjes për këtë rast: “Çfarë i thashë portierit? E pyeta nëse ishte mirë, nuk më interesonte fare të shënoja, por vetëm të dija se si ishte gjendja e tij.”

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Fundosen verilindorët, Pervan shënon të tretin

Delo.autor

Dikur nuk e donte, tani PAOK-u krenohet me Kaçen

Sadik.Autor

BAST I ÇMENDUR/ Tifozi i gatshëm për çdo gjë: Po shënoi Riberi, do ha…

Isa.Autor

Leave a Comment