Ditën e sotme, u mbyll edhe java e katërt e Kategorisë Superiore, dhe rezultatet e pesë sfidave të luajtura, kanë dhënë edhe një renditje interesante të skuadrave në klasifikim. Kështu, në vendin e parë, qëndron Skënderbeu, me 10 pikë, pas fitores ndaj Flamurtarit, të cilët mbeten të dytët me 7 pikë.
Kukësi fitoi sfidën në transfertë me Teutën, dhe ngjitet në vendin e tretë, me 7 pikë, po aq sa edhe Partizani. Laçi dhe Kamza, numërojnë nga 6 pikë, ndërkohë që ndjekin Teuta me 5 dhe Tirana me 4 pikë.
Kastrioti mbetet i parafundit, me vetëm 3 pikë në renditje, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyll Luftëtari, në një krizë të vërtetë këtë fillim edicioni, pa asnjë pikë të marrë në 4 ndeshje.