Futboll Kombëtarja Sport

Fati “hakmerret” ndaj Ergys KAÇES, lojtari e pëson nga “stoli”

Kur mendohej se më në fund po fitonte kohën e humbur, Ergys Kaçe detyrohet sërish të mos luajë. Mesfushori 25-vjeçar që zhvilloi takimin e parë të plotë me Panathinaikosin këtë sezon ka marrë dëmtim në ndeshjen e fundit me AEL Larissan.

Lojtari ka dëmtuar kaviljen e majtë dhe rrezikon të mungojë për një kohë të pacaktuar. Megjithatë sot pritet që të saktësohet afati i rikuperimit të tij. Ai u grumbullua për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve me Skocinë, por tekniku Panucci nuk i dha minuta futbollistit të Panathinaikosit.

Kaçe realizoi një paraqitje mbresëlënëse në javën e fundit të kampionati grek, por tani duhet të fitojë betejën me trupin e tij.

Related posts

JAVA E DYTË E SUPERIORES/ FSHF vendos sfidat të martën dhe të mërkurën, ja duelet pikante

Delo.autor

Klopp piketon yllin e Juves, nëse detyrohet të shesë Mohamed Salah

Sadik.Autor

EKSOD TEK GJERMANIA/ Mesfushori i “pancerave” drejt lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment