Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA NIS PËRGATITJET/ Ja situata tek “durrsakët” për sfidën ndaj Vllaznisë

Fitorja ndaj Luftëtarit sigurisht që e ka rritur adrenalinën te Teuta e për më tepër që skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe brenda pritshmërive. Teuta në tri javët e para ka pasur mungesa, megjithatë skuadra e trajnerit Blendi Shkëmbi nuk i ka ndier edhe aq shumë.

Durrsakët janë treguar një ekip simpatik, i konsoliduar dhe që ka ende shumë për të dhënë, sepse disa nga afrimet nuk janë ende në 100% të tyre. Pa thënë se pritet që të debutojë edhe sulmuesi Khalid, i cili vjen nga Prishtina, aty ku ka spikatur si shënues. Por, nga kjo ndërprerje dyjavore e kampionatit pritet që durrsakët të kenë gati për ndeshjen me Vllazninë tre futbollistë. Beqja e Çyrbja, të cilët ende nuk kanë debutuar për këtë sezon, por edhe një nga më të spikaturit e skuadrës, Sherif Kallaku. Me këto tri rikthime e natyrisht me një skuadër edhe më solide në vijën e parë me Khalidin, durrsakët pritet që të jenë edhe më të fortë në vijimin e garës.

PËRGATITJET 

“Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me sytë nga përballja e javës së ardhshme kundër Vllaznisë. Dje pasdite skuadra e Teutës iu rikthye seancave stërvitore. Pas 48 orësh pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitjet, ndonëse ketë javë kampionati do të jetë pushim, për shkak të impenjimit të Kombëtares në eliminatoret e “Euro 2020” ndaj Francës dhe Islandës.

Deri në ndeshjen me Vllazninë do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë më rezultate pozitive në Superiore. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësit atletikë Iris Selimi dhe Françesko Vitobello vazhduan punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit.

vllaznia hygor

VLLAZNIA

Deri javën e ardhshme, në Durrës kanë mjaftueshëm kohë për t’u bërë gati për sfidën ndaj Vllaznisë. Teutën e pret një ndeshje e vështirë. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që ta vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë edhe këtë pengesë.

Në Durrës janë me mendimin që t’i marrin një e nga një ndeshjet, sepse nuk mund të bëhen plane afatgjata. Së pari, duhet të mendojnë ta kalojnë me sukses Vllazninë. Fillimi i mirë është gjysma e punës, prandaj skuadra duhet të marrë një rezultat pozitiv, duke nisur që nga ndeshja e radhës. Atmosfera në grup është pozitive, ndaj të gjithë kanë besim se do t’ia dalin.

Related posts

Allegri: Giorgio Chiellini e ka përfunduar sezonin

Sadik.Autor

BARÇA NË KAOS/ MESSI duhet të dorëzohet, SUAREZ ka një plan DRASTIK

Isa.Autor

Tronditet futbolli Europian/ Lojtari del pozitiv në analizat e antidopingut, dënohet me 1 vit (EMRI)

Q.Autor

Leave a Comment