Futboll Seria A

Jo vetëm Ozil, Juve interesohet edhe për yllin e Tottenham

Juventusi kërkon të forcohet në merkaton e verës dhe drejtuesit po shqyrtojnë disa mënyra, në të cilat ata mund të forcojnë skuadrën e tyre.

Beppe Marotta dhe Fabio Paratici besojnë se duhet një mesfushor i ri sulmues dhe kanë identifikuar dy kandidatët kryesorë për këtë rol.

Christian Eriksen, ka qenë në radar të Juventusit për disa kohë, teksa bardhezinjtë do të përballen me të kur të luajnë me Tottenham Hotspur në 1/16 e Champions League.

Megjithatë, pas fitores 4-0 kundër Everton, danezi tha: “Unë jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam asgjë të keqe për të thënë për këtë vend tani”.

Ndërkohë, mesfushori i Arsenalit, Mesut Özil është ndjekur nga Marotta dhe kolegët e tij për një kohë të gjatë.

Kontrata e gjrmanit me “topçinjtë” do të përfundojë në qershor dhe duket se do të largohet nga Londra në fund të sezonit.

Juve gjithashtu ka shfaqur interes për Héctor Bellerin, i cili është vlerësuar në më shumë se 30 milionë euro.

Related posts

Në kampionatin Paraguajan të futbollit është shënuar goli i vitit

Sadik.Autor

A do të jetë Neuer në Botëror? Heynckes e ka përgjigjen

Sadik.Autor

Edhe Benzema në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment