Futboll

Krahasimi Messi – Dybala, Cassano jep mendimin real

Për ish-sulmuesin kontradiktor italian Antonio Cassano është qesharake të krahasosh dy numrat 10 të Juventusit dhe Barcelonës; Paolo Dybala dhe Lionel Messi. Sipas “Fantantonio” dy argjentinasit nuk mund të jenë të një rangu, pasi i përkasin dy niveleve të ndryshme dhe kanë arritje të largëta midis tyre.

“Ai (Dybala) është një lojtari madh, por jo një kampion. Vitin e kaluar kur po përjetonte suksesin personal, ai u krahasua me Messin dhe unë qesha. Ne nuk mund të bëjmë shaka. Ju lutem, Leo i përket një niveli tjetër. Higuain, Pjaniҫ dhe Buffon janë të vetmit tre kampionë të Serie A”, deklaron për “Corriere dello Sport” ish-sulmuesi barez i tërhequr nga futbolli.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për trajnerin italian të Napolit, Maurizio Sarri, ku në të njëjtën mënyrë si arsyetoi për dy argjentinasit bëri dhe për 59-vjeҫarin dhe kolegët e tij. “Sarri e bën një ekip të mirë të luajë bukur. Por, të menaxhosh kampionë dhe të sigurosh rezultate që marrin Massimiliano Allegri, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Fabio Capello dhe Pep Guardiola është më e vështirë”, përfundon intervistën ish-lojtari i Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit e Interit. /EDS/

Related posts

LIVE/ Kamza-Partizani: Zisi e bën “autostradë”, Ibrahimi “spektator”. Kamza rrezikon në të majtë (VIDEO)

Delo.autor

SHQETËSOHET PËR VENDIMET E QEVERISË/ Presidenti i Milanit: Kështu po i hapim gropën futbollit

Delo.autor

TËRBOHEN FANSAT/ “Topless” në plazhet e Kanarieve, Erjona Sulejmani “ndez” Instagramin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment