Futboll La Liga

Arda Turan kthehet në Turqi, Coutinho do t’i marrë numrin!

Philippe Coutinho mund të marrë numrin 7 te Barcelona pasi klubi katalanas ka huazuar Arda Turan te skuadra turke e Istanbul Basaksehir, për dy vite e gjysmë.

Turan ka mbajtur numrin 7 te Barça në dy sezonet e fundit, por u rikthye në Turqi, teksa klubi katalanas vazhdon të ketë pronësinë e tij. Në skuadrën blaugrana, Coutinho do të marrë pikërisht vendin e lënë bosh nga Turan.

Mesfushori, që u ble në qershor 2015 për 40 milionë euro nga Atletico Madrid, luajti 55 ndeshje me Barcelonën duke shënuar 15 gola. Ai nuk bënte pjesë në planet e trajneri Valverde dhe pasi u ble Coutinho hapësira e tij u mbyll plotësisht…

Disa nga futbollistët që kanë mbajtur numrin shtatë te Barcelona në dy dekadat e fundit janë: Pedro, David Villa, Eidur Gudjohnsen, Henrik Larsson, Luis Figo, Pep Guardiola

Në një komunikatë për shtyp nga klubi i Barcelonës, të shtunën pasdite lexohej: “Turan do të vazhdojë karrierën te Istanbul Basaksehir. Për dy 30 muajt e ardhshëm, pronësia e kartonit të lojtarit i mbetet Barcelonës dhe vetëm ajo mund të vendosë për shitje përfundimtare, por në bazë të marrëveshjes, Basaksehir ka prioritet për blerjen e tij.

”Në këto kushte, numrin 7 do ta marrë Coutinho. Këtë numër e ka mbajtur edhe Pep Guardiola, kur ka luajtur në “Camp Nou”, ndërsa lojtari më i famshëm me këtë numër te Barcelona është padyshim Luis Figo.

Related posts

KËRKOHET NGA INTER/ Juventus futet në garë për sulmuesin e Premier League…

Delo.autor

SFIDA NDAJ “PANCERAVE”/ Foden: S’jam shfaqur akoma, do godisja penallti me Gjermaninë

Delo.autor

E KRYER/ NAPOLI zyrtarizon zëvendësuesin e Elseid HYSAJT, ka talent dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment