Futboll Seria A Sport

“San Siro” pret 70.000 spektatorë për Championsin, bastet favorizojnë Totenhemin

Interi përgatitet të luajë ndeshjen e parë të Grupit B të Ligës së Kampioneve sot kundër Totenhemit, në “San Siro”, ora 18:55. Impianti milanez përgatitet të presë një numër të madh spektatorësh, thuajse 70.000 (sipas parashikimeve të biletarisë), duke ruajtur trendin pozitiv: ishin 59.648 për Inter-Parma (0-1).

Si gjyqtar kryesor është përzgjedhur francezi Klement Turpë (14 arbitrime deri tani në Champions): me zikaltrit vetëm një precedent, për fat të keq negativ (Inter-Hajduk i Splitit 0-2, e vlefshme për fazën paraeliminatore të Ligës së Europës 2012). Do e ndihmojnë Nikolas Danos dhe Siril Gringor (asistentë anësorë) dhe Guilam Debar (gjyqtar i katërt). Sipas kompanive të basteve, “spërsat” janë lehtësisht favoritë: kuotohet 2.75 fitorja e miqve, 2.70 ajo e vendësve dhe 3.20 barazimi.

Related posts

SFIDA NDAJ GENOAS NË “SAN SIRO” PA TIFOZË/ Trajneri Pioli dëshiron të studiojë stadiumin bosh

Delo.autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ Rregulli i ri i zëvendësimeve, UEFA merr vendimin final

Delo.autor

Përshëndetja mes lotëve e Buffonit me tifozët e Juventusit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment