Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Maradona e nis me festë, fitore dhe spektakël në Meksikë

Ka nisur në mënyrë perfekte aventura e Diego Armando Maradona-s në stolin e Dorados de Sinaloa, skuadër që merr pjesë në divizionin e dytë meksikan.

Skuadra e ish-Pibe de Oro, pas një starti shumë të dobët të sezonit me vetëm 3 pikë në 6 ndeshje, kthehet te fitorja dhe shpartallon 4-1 Cafetaleros de Tapachula, duke e kthyer në festë debutimin e yllit argjentinas.

“Nuk e di nëse do të mbyllen shumë gojë, unë kam ardhur këtu për të punuar me stafin tim” – tha pas ndeshjes Maradona. – “Nuk ekzistojnë sekrete, përveç punës dhe disponueshmërisë së lojtarëve, që është shembullore. E dija që do të fitonim, në momentin që i pashë të stërviteshin, me dëshirë dhe uri për lavdi. Nuk shënuam dot në pjesën e parë, por e dinim që kundërshtari do kishte rënie në pjesën e dytë dhe aty e bëmë diferencën. Morëm një fitore që unë dhe lojtarët e mi e dinim se ishte e arritshme”.

Për Maradona-n është edhe një hakmarrje e vogël, sepse shumëkush kritikoi klubin për shpenzimin e çmendur: “Disa thanë që Maradona nuk vlente, por tani mund të shohin çfarë mund të bëj. Sidoqoftë, kemi fituar vetëm një ndeshje, kemi përpara shumë finale, është vetëm fillimi i një ëndrre të bukur”.

 

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e Premier League…

Delo.autor

Çmenduri në merkato, Siti me plan 700 milionë euro për Champions-in

Sadik.Autor

“No Lewandowski, no party”/ Polaku është garancia e vetme e Bayernit në këtë KAOS

Isa.Autor

Leave a Comment