Futboll Sport

Golat shqiptarë vlejnë më shumë, sa rënie drastike nga 3 vite më parë!

Java e katërt e Superligës është mbyllur ditën e hënë me supersfidën Flamurtari-Skënderbeu, ku miqtë kanë arritur një fitore me peshë, 2-0, falë golave të Krasniqit dhe Oto John, teksa janë 29 gola të realizuar në total në 20 ndeshje.

Sigurisht, shumë pak, nëse kthehemi mbrapa në kohë, te sezoni 2015-2016, i cili pas katër javësh numëronte plot 42 gola të realizuar në total, ndërsa shumë më pak ai 2016-2017, me 25 gola.

Trendi do të rikthehej për lart në sezonin e shkuar, kur pas katër javësh do të ishin realizuar plot 32 gola, nga të cilat, 24 vetëm nga futbollistët shqiptarë.

Një diferencë e jashtëzakonshme me të huajt, që numëronin vetëm tetë të tilla. Pikërisht duke u ndalur në këto të dhëna, bie në sy fakti i diferencës me të huajt, të cilët shpëtojnë nga një +10 gola thjesht sepse Reginaldo realizoi tripletë ndaj Tiranës dhe është deri më tani 4 gola në total.

Pra, 18 gola shqiptarë me 11 gola të huaj. Një tendence që të paktën në tre sezonet përpara këtij ka folur gjithmonë pro shqiptarëve, ashtu siç është normale të ndodhë, edhe pse në sezonin 2016-2017, kur në javën e tretë golat ishin vetëm të huaj, diferenca ishte 13 me 12 në total.

Ajo që bie në sy është që pas 4 javësh, duke hequr Reginaldo, Bregu dhe Muzaka, të gjithë janë ende me nga 1 gol të realizuar.

Related posts

EURO 2020/ Serbia buzë greminës, Skocia kalon në avantazh në Beograd (VIDEO)

Delo.autor

Rivaldo: Neymar nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë po qëndroi te PSG

Sadik.Autor

VERONA-JUVENTUS/ Marash Kumbulla dhe Rrahmani përballë Kampionëve të Italisë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment