Futboll Seria A Sport

HISTORIA E RRALLË/ Kampion bote dhe ikonë e Italisë, legjenda rrëfen si refuzoi REALIN

Francesco Totti nuk është thjesht njëri prej futbollistëve më të mirë të Italisë. Ish-kapiteni i Romës mund të bëhej njëri prej kampionëve më të mëdhenj nëse do të firmoste me Real Madridin ose Chelsean, por Roma ishte mbi çdo lavdi, triumf dhe sukses.

Përpara Real Madridi dhe Roma të përballen sonte në mbrëmje në kuadër të Champions League, Totti rrëfen kapitullin se si refuzoi gjithë jetën Realin e Madridit të cilët asnjëherë nuk ia dolën ta “rrëmbenin” nga Roma.

“Ishte një periudhë në karrierën time midis 2004 dhe 2005, kur Reali më kërkonte vazhdimisht që t’u bashkohesha. Më dërgonin fanelën e Realit me numrin 10 dhe emrin tim. Sa herë që takoj Florentino Perezin më thotë: ‘Je I vetmi lojtar, që nuk e kam bindur të vijë te Reali’. Kam kujtime nga ‘Santiago Bernabeu’. Ovacionet në 2016? U jam mirënjohës tifozëve të Realit. Ishte një dekorim I mrekullueshëm në karrierën time futbollistike”, rrëfen Totti.

Related posts

REAGIMI I ASHPËR/ Presidenti i FIFA-s për SUPERLIGËN: O rrini, o shkoni, por do t’i vuani…

F.autor

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Chelsea blen për 50 milionë euro yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

GRANADA-REAL MADRID/ Suarez shtang portierin Courtois me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment