Futboll Sport

 E FRIKSHME/ Makina përplas kryesuesin e garës, ndodhet në gjëndje të…

Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gara e gjysmë-maratonës e zhvilluar në qytetin kolumbian të Medellin. Lideri i kësaj gare është përplasur me një makinë 1.5 kilometra larg finishit. Ai ndodhet i shtruar në spital me plagë të shumta dhe jashtë rrezikut për jetën, por një person tjetër ka ndërruar jetë gjatë kohës që garonte, për shkak të infarktit. Ndërsa një person i tretë ka përsuar një ictus, por për të nuk ka një informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas mediave lokale, atleti kenian Joseph Kiprono, fitues i kësaj gare edhe një vit më parë, ishte në krye të maratonës kur u përplas nga një makinë, që theu një bllokim rrugor që ishte vendosur nga policia. Atletit iu dha menjëherë në vendngjarje ndihma e parë dhe më pas 30-vjeçari u transportua në spital me dëmtime të shumta në trup.

Ndërsa 38-vjeçari Juan Camilo Arboleda Alzate, një profesor në Universitetin e Antioqua, ka ndërruar jetë gjatë kohës që vraponte, pasi pësoi një atak kardiak dhe mbërriti në spital pa shenja jete edhe pse iu dha ndihma e parë. Mjekët tentuan ta risillnin në jetë për 45 minuta, por pacienti nuk reagoi. Kjo maratonë, pas incidentit që pati Kiprono, u fitua nga një tjetër atlet kenian, Daniel Muindi.

Related posts

COVID-19/ Panik në kombëtaren e njohur europiane, një i vdekur prej koronavirusit

Delo.autor

Vendi i katërt në Barcelonë, Vettel: Pa “Pirellin” nuk do ia kishim dalur

Sadik.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Nëntë vite me Inter, senatori i “Zikaltërve” drejt largimit

Delo.autor

Leave a Comment