Futboll Seria A Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Pirlo: Dhurata e RONALDOS për Juventusin shihet te…

Kampionët e botës në kopertinë gjatë ditës së “Golden Foot” dedikuar legjendave. Bashkë me ideatorin e çmimit Antonio Caliendo sfilojnë Marcello Lippi, Didier Deschamps, Andrea Pirlo dhe Clarence Seedorf. Më i fundit mes të vlerësuarve, Leonardo mund të mbërrijë në Montecarlo të martën, kur Princi Alberto i Monakos do të akordojë trofeun e “Golden Foot” kampionit në aktivitet. Në listë janë Cristiano Ronaldo, Bale dhe Cavani.

Legjenda e Milan dhe Juventus, Andrea Pirlo, në fjalën e tij në vigjilje të këtij eventi të rëndësishëm foli ndër të tjera për të ardhmen e tij, por edhe për Juventus, CR7 e Dybala. “Napoli është rivali kryesor i bardhezinjve. Por që tani është 6 pikë më pak se Juventus dhe ka vlera komplesive inferiore në raport me formacionin e Allegri. Është fakt që Juventus në Itali ishte dhe mbetet një tjetër planet. Dhe vlera e shtuar e CR7 nuk është vetëm me gola, por edhe me shembullin që ai jep në fushë dhe sakrifica impresionuese që ai jep në stërvitje.

Futbollistë si Dybala, teksa e shohin nuk mundet veçse të stimulohen. Është kjo dhurata që CR7 ka bërë te Juventus. E ardhmja ime? Nuk kam vendosur ende. Kam marrë pjesë në një kurs për trajnerët dhe në qershor do të bëj një tjetër. Por mendoj se dikush duhet të nisë karrierën si trajner vetëm nëse është i bindur në 100%”, deklaroi Pirlo.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani i bën thirrje tifozëve për biletat, ja sa janë shitur në 4 orë

Delo.autor

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Isa.Autor

“GOLI NDAJ MILAN? ISHTE MOMENT I JASHTËZAKONSHËM”/ Mesfushori Eriksen: Ju tregoj për Interin që kam ëndërruar

Delo.autor

Leave a Comment