Futboll Sport

E DHIMSHME/ Tronditet BOTA E SPORTIT, VRITET në SHBA sportistja 22-vjeçare

Sporti i golfit është tronditur nga vrasja e 22-vjeçares, Celia Barquin Arozamena. Trupi i pajetë i sportistes spanjolle është gjetur nga policia amerikane, në një vend të braktisur në Ames të Iowas. Policët e pranishëm në vendngjarje, kanë gjetur edhe çantën e saj të golfit vetëm pak metra larg trupit të pajetë. Hetimet e para kanë zbuluar se Barquin është sulmuar në fushën Coldwater, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Polica e Ames ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin kryesor. Bëhet fjalë për Collin Daniel Richards, një 22-vjeçar, dhe ndaj tij pritet të ngrihet akuza për vrasje të shkallës së parë.

Barquin, e cila kishte lindur në Puente de San Miguel, vazhdonte studimet  në Universitetin e Iowas, dhe ishte ndër golfistet më me perspektivë të viteve të fundit. Këtë vit, ajo u shpall kampione në garat si ”Big 12 Championship” dhe në Kampionatin Evropian në kategorinë e femrave amatore.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shkëmbi: Nuk i vlerësoj lojtarët me 2 ndeshje, ja çfarë nuk më pëlqeu…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Neymar pyetet për kthimin te Barcelona, jep një përgjigje enigmatike…

Isa.Autor

Telashe për Arsenalin/ Mesfushori dëmtohet në prag të sfidës me Evertonin

Isa.Autor

Leave a Comment