Futboll Seria A

Inter, mbërrin në Milano përforcimi i parë për Spalletti-n

Lisandro Lopez ka zbritur në Milano dhe do të zhvillojë të hënën në mëngjes vizitat mjekësore tek Inter.

Qendërmbrojtësi u bashkua me zikaltrit nga Benfica me huazim, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 8-9 milionë euro.

Lopez është përforcimi i parë në merkaton e janarit për Luciano Spalletti-n, pas insistimit të tij për një mbrojtës.

28-vjeçari ka mbërritur në Malpensa pas fluturimit nga Portugalia këtë mbrëmje dhe është planifikuar të zhvillojë nesër testet mjekësore.

Interi pritet të përfundojë transferimin me huazim për 0.5 mln euro me një opsion për ta blerë për 8-9 mln euro.

Benfica dëshironte që opsioni të ishte i detyrueshëm, por drejtuesit e Interit arritën të rezistojnë.

Related posts

VAZHDOJNË KËRKIMET/ Zhdukja e avionit të Sala: Vështirë të ketë të mbijetuar

Delo.autor

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Delo.autor

Spanjolli i Chelseas në ‘syrin’ e klubeve të La Ligas, dy ekipet e njohura kanë gati ofertën për të

Sadik.Autor

Leave a Comment