Champions League Futboll Sport

FITORJA NGA “DJAJVE TË KUQ”/ Dani Alves: Kemi shansin të arrijmë në raundin tjetër, por duhet të…

Dani Alves deklaroi se Paris Saint-Germain duhet të fitojë Champions League, një herë e për gjithmonë këtë sezon, pas fitores së francezëve në takimin e parë të të 16-ave kundër Manchester United në “Old Trafford”. Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe shënuan dy golat për PSG në pjesën e dytë, për t’i dhënë PSG-së fitoren 2-0 ndaj United të martën.

I pyetur pas fitores me United, nëse Champions League është objektivi kryesor i PSG-së për këtë sezon, mbrojtësi i francezëve, Dani Alves u përgjigj: “Jo, ne investojmë sepse kemi para, por nuk është vendimtare. Objektivi ynë është që të fitojmë çdo trofe, si Kupën, Champions dhe Ligue 1. Gjithsesi, nëse mund të fitojmë Champions-in, do të jetë i mirëpritur”.

“Mendoj se duhet të humbim virgjërinë në këtë kompeticion këtë sezon, një herë e përgjithmonë. Ne po punojmë për atë. Unë nuk frikësohem nga asgjë, sepse nëse ke frikë, nuk mund të arrish objektivat. Mendoj se e shkuara është e kaluar, ndërsa historia krijohet dhe nuk thuhet”.

“Kemi shansin të arrijmë në raundin tjetër, por duhet të përsërisim atë që bëmë në Old Trafford, sepse Manchester United ka histori në këtë kompeticion, ndërsa ne nuk kemi”, u shpreh braziliani i PSG-së.

Related posts

“NAPOLI I TREGON DERËN HYSAJT”/ Të kaltrit gjejnë pasuesin, VJEN kampioni i botës

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Myrto Uzuni: Ishte ndeshje speciale, kjo është forma ime më e mirë

Delo.autor

PËRBALLJA FURY-TOM SCHWARZ/ Khabib: Ky është boksieri më i mirë në planet

Delo.autor

Leave a Comment