Futboll Kombëtarja Sport

Miqësoret e kombëtares U-15/ Shqipëria mundet nga Maqedonia në ndeshjen e parë

Kombëtarja U-15 është mundur këtë të martë në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, për të njëjtën grupmoshë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Eqerm Memushaj, humbi me rezultatin 1-2, në ndeshjen e zhvilluar në Korçë këtë pasdite. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë të takimit. Për maqedonasit shënon golin e avantazhit Gjorgjiev, duke i dhënë një goditje skuadrës kuqezi. Reagimi dhe vendosja e barazpeshës nga kuqezinjtë e vegjël, do të vinte në minutën e 27-të kur Cereni shënon golin e barazimit.

Kështu mbyllet pjesa e parë e takimit për skuadrën tonë, ndërsa në pjesën e dytë janë maqedonasit që vendosin sërish fatet e lojës. Në minutën e 78-të është Ibrahimi, që nga pika e penalltisë shënon dhe i jep fitoren skuadrës U-15 të Maqedonisë. Pas dy ditësh, po në qytetin e Korçës aty ku është grumbulluar kombëtarja U-15 dhe ku u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndaj Maqedonisë, do të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje miqësore me skuadrën e vendit fqinj. Trajneri i kësaj përfaqësuese, Eqerem Memushaj ka grumbulluar 23 futbollistë që i përkasin datëlindjes 2004-2005 ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar.

Related posts

TRAZOHET FRANCA/ Edhe Macron në qendër të kritikave, por lojtarët priten si heronj (VIDEO)

F.autor

DYSHJA “PLESHTI”-SUAREZ INJORON GRIEZMANN/ Shikoni momentin kur francezi mund të shënonte por nuk iu dha topi (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI MBETET “DUARTHATË”/ Mbrojtësi i Serie A zgjedh Fiorentinën

F.autor

Leave a Comment