Futboll Kombëtarja Sport

Miqësoret e kombëtares U-15/ Shqipëria mundet nga Maqedonia në ndeshjen e parë

Kombëtarja U-15 është mundur këtë të martë në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, për të njëjtën grupmoshë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Eqerm Memushaj, humbi me rezultatin 1-2, në ndeshjen e zhvilluar në Korçë këtë pasdite. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë të takimit. Për maqedonasit shënon golin e avantazhit Gjorgjiev, duke i dhënë një goditje skuadrës kuqezi. Reagimi dhe vendosja e barazpeshës nga kuqezinjtë e vegjël, do të vinte në minutën e 27-të kur Cereni shënon golin e barazimit.

Kështu mbyllet pjesa e parë e takimit për skuadrën tonë, ndërsa në pjesën e dytë janë maqedonasit që vendosin sërish fatet e lojës. Në minutën e 78-të është Ibrahimi, që nga pika e penalltisë shënon dhe i jep fitoren skuadrës U-15 të Maqedonisë. Pas dy ditësh, po në qytetin e Korçës aty ku është grumbulluar kombëtarja U-15 dhe ku u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndaj Maqedonisë, do të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje miqësore me skuadrën e vendit fqinj. Trajneri i kësaj përfaqësuese, Eqerem Memushaj ka grumbulluar 23 futbollistë që i përkasin datëlindjes 2004-2005 ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar.

Related posts

Roma/ Rikuperohet Defrel, Schick merr lajme të mira nga ‘zemra’

Q.Autor

HISTORIKE! Luiza Gega shpallet Kampione Europe dhe vendos rekord kontinental

F.autor

LEWANDOWSKI KUNDËR RRJEDHËS/ “Ngel në klasë” Mbappe dhe Haaland para Messi-Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment