Futboll La Liga Sport

Te BARÇA janë optimistë: “INIESTA” i ri do të jetë një TALENT SHQIPTAR

Labinot Kabashi është talenti me origjinë shqiptare që po shkëlqen në akademinë e Barcelonës. 18-vjeçari është cilësuar në ambientin katalanas si “Iniesta” i ri dhe të gjithë janë optimistë për të ardhmen e tij.

Nuk kanë munguar elozhet nga trajneri i të rinjve të Barcelonës, i cili u shpreh së fundmi: “Kabashi ka cilësi të larta si lojtarë, dhe të gjithë trajnerët e akademisë këtu tek Barcelona, e cilësojnë atë si Iniesta në lindje”.

Iniesta Kabashi

Mesfushori ka lindur në Finalandë, teksa ka edhe nënshtetësi kosovare. Në moshën 3 vjeçare ai u kthye në Kosovë ku qëndroi deri në moshën 6 vjeçare. Familja e tij vendosi të ndryshonte vendbanim, ku u transferua në Sallent, provincë në qytetin e Barcelonës.

labinot_kabashi_with_watermark_barcelona_13

Ai pritet që vitin e ardhshëm të grumbullohet nga ekipi i parë i Barcelonës. Ky do të ishte një moment historik, që një lojtar shqiptar të vishte fanellën e Barcelonës.

Related posts

HABIT MODRIC, KTHEHET NEGATIV NË TESTIN ANTI-COVID/ Vinicius: Nuk jam ende në 100% të formës…

Delo.autor

Skriniar ‘tremb’ tifozët e Interit, shpreh dëshirën për tu larguar drejt…

Q.Autor

Sherr me tifozin në hyrje të tunelit, Ozil nuk e mbajnë nervat pas eliminimit të Gjermanisë

Sadik.Autor

Leave a Comment