Futboll Shqipëri Sport

Memelli: Izoluam sulmin e Partizanit, keqardhje të mundesh nga një episod

Skuadra e Laçit u mund të dielën në “Selman Stërmasi” përballë Partizanit, me rezultatin minimal, 1-0, duke pësuar golin e vetëm, të shënuar nga Bardhi në goditje standarde. Një ndeshje të cilën Laçi u detyrua ta mbyllë me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Berishës, në të 83’, pas dy kartonave të verdhë. Sipas vetë trajnerit të Laçit, Migen Memelli, ky ishte një rezultat i drejtë, pavarësisht se ekipi i tij u ndëshkua nga vetëm një episod, edhe ky në goditje standard.

“Partizani është skuadër e mirë dhe nuk mund ta mohojmë. Për mënyrën se si erdhi loja është keqardhje të pësosh nga goditja standarde. Personalisht marr përsipër përgjegjësinë, sepse më pëlqen që të marr unë përgjegjësinë e gabimve. Është e vështirë kur mundesh për ndonjë episode. Edhe ne patëm rastet tonë. Për mënyrën si erdhi loja mendoj se rezultati ishte i drejtë. E dinim se do të kishim vështirësi përballë treshes së sulmit të Partizanit, arritëm t’i izolonim, por e pësuam nga Bardhi në goditje standard. Kartoni ishte mëse i merituar. Është e vështirë të kthesh skuadrën në gjendjen optimale kur ndeshjet luhen çdo tre ditë ”, deklaroi trajneri i Laçit, Migen Memelli pas humbjes ndaj Partizanit.

 

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nxirret një trup nga avioni i fundosur në det

Delo.autor

Italianët humbasin ekipin e tyre të preferuar: Në 16 vjet 153 klube të falimentuar

Isa.Autor

NDESHJA ME SPANJËN/ Sylvinho beson: Kënaqësi e madhe nëse kualifikohemi, Shqipëria ime ka cilësi, ky grup jep shpresë

F.autor

Leave a Comment