Futboll Sport

HUMBJA NDAJ SKOCISË/ Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve për muajin shtator.

Vetëm një fitore dhe një humbje në Ligën e Kombeve i ka dhënë mundësinë përfaqësueses shqiptare që të ngjitet me një pozicion në këtë klasifikim duke shkuar në vendin e 57.

Ndërkohë një progres disi më të madh ka përfaqësuesja e Kosovës, e cila e ka filluar këtë klasifikim nga fundi duke qenë se është një skuadër e re.

Për këtë muaj kjo përfaqësuese pas barazimit me Azerbajxhanin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe fitores me Ishujt Faroe ka rikuperuar 3 pozicione duke u ngjitur në vendin e 138-të, ndërkohë për herë të parë në krye të klasifikimit është ngjitur përfaqësuesja e Belgjikës e cila ka zbritur në vendin e dytë kampionët e botës në fuqi të Francës.

Related posts

DAKU SHËNON ME RITËM TË FRIKSHËM/ Gol mbreslënës kundër CSKA-së, por Rubin Kazan thyhet keq (VIDEO)

F.autor

E FUNDIT/ Barcelona zyrtarizon shitjen e yllit: Faleminderit për gjithçka!

Delo.autor

HISTORIKE/ Villarreal mposht Manchester United me “Ruletën Ruse” dhe fiton Europa League

Delo.autor

Leave a Comment