Futboll Sport

LAMTUMIRË FUTBOLL/ Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës së suksesshme

Pas Andrea Pirlos, një tjetër kampion Bote me Italinë në vitin 2006 vendos t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.Alberto Gilardino, sikurse zbulon “Gazzetta dello Sport”, i ka refuzuar të gjithë ofertat që i kanë ardhur nga Seria C, pasi do të varë këpucët në gozhdë.
36-vjeçari, për të cilin shfaqi interes edhe Monza (së shpejti do të jetë nën kontrollin e dyshes Berlusconi-Galliani), do të nisë karrierën si trajner.
Sezonin e fundit luajti në Serinë B me Spezian, skuadër me të cilën luajti 16 ndeshje dhe shënoi 6 gola.
Përveç triumfit me përfaqësuesen italiane, Alberto Gilardino mbyll një karrierë të suksesshme gjatë së cilës ka fituar të tjerë trofe të rëndësishëm me fanellën e Milanit: Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe një Botëror për Klube.Në palmaresin e tij është shtuar edhe një titull kampion me Guangzhu Evergrande në Kinë. 

 

 

Related posts

DHA ASISTIN E GOLIT TË SIGURISË KUNDËR NAPOLIT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për sfidën ndaj të “kaltërve”

Delo.autor

Bayern Munich-Real Madrid, bum kërkesash për bileta nga bavarezët

Sadik.Autor

Juventus ka një “ëndërr të pamundur” në merkato…

Sadik.Autor

Leave a Comment