Futboll Ligue 1 Sport

YLLI MBAPPE BËHET ÇËSHTJE KOMBËTARE NË FRANCË/ Ministrja e Sportit i lutet publikisht: Kylian, ti duhet të qëndrosh, duam…

Qëndrimi i yllit të futbollit Kilian Mbape te PSG-ja është kthyer në çështjen e ditës në shtetin francez. Së fundmi, Ministrja e Sportit Roksana Maraçineanu i kërkoi publikisht kampionit të botës të qëndrojë në Francë, pasi të gjithë francezët janë të dashuruar pas tij për paraqitjet fantastike që ka dhënë në fushë.

“Kilian,ti duhet të qëndrosh në Francë. Ne duam të të shikojmë duke luajtur në këtë mënyrë. Kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty. PSG-ja ka nevojë për ty dhe lojtarët e rinj kanë nevojë për shembuj për t’u ndjekur”, u shpreh për “France Info” Ministrja e Sportit të Francës Roksana Maraçineanu.

Pas 3 golave kundër Barcelonës ditën e martë në “Kamp Nou”, mediat e huaja kanë shtuar zërat se kampioni i botës me Francën nuk do të qëndrojë më në Paris teksa kërkon një aventurë të re. Drejtuesit e kampionëve të Francës janë vënë në alarm dhe po bëjnë të pamundur për ta mbajtur 22-vjeçarin në radhët e skuadrës pariziene.

Related posts

I PABESUESHMI TIM KRULI/ Pret dy penallti ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Tuchel: Buffon? Ne do të shohim…

Sadik.Autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas 14 minutash lojë, Nunjesh ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment