Champions League Futboll Sport

“E MAHNITSHME”/ Xherdan Shaqiri rrëfen ndjesinë e fitores ndaj PSG-së

Liverpooli mori një fitore të merituar në Champions League në ndeshjen që zhvilloi përballë skuadrës së PSG-së.

Për Xherdan Shaqirin, i cili u hodh në fushë nga trajneri Klopp si zëvendësues në pjesën e fundit të lojës, kjo fitore është shumë e rëndësishme.

“Ishte e mahnitshme. Ndodh gjithmonë kështu kur fiton para tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm po ashtu. Ishte një fitore e madhe për të gjithë. E ndjeva gjatë lojës se sa të zhurmshëm ishin tifozët tanë. Ishte një ndeshje e mirë për tu parë.

Ne luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Nëse do të barazonim në këtë ndeshje do të ndiheshim të mërzitur. Duhet të fitonim për sa i përket performancës që bëmë dhe ia arritëm.

Për të qenë të suksesshëm gjatë gjithë sezonit, ne kemi nevojë për çdo lojtar. Kemi shumë ndeshje të vështira, kështu që çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një skuadër të mirë dhe çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”, tha Shaqiri.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pritej të merrte vendin e Pirlos, trajneri italian refuzon Juventus për klubin e madh…

Delo.autor

POSEDON FORCË ME TË DYJA KËMBËT/ Leon Dajaku, sulmuesi i ri shqiptar që pritet te Bayern i Munich

Delo.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Rama: Tre vjet burg kush futet në fushë

Delo.autor

Leave a Comment