Futboll Seria A Sport

Futbollisti JUVENTIN jep lajmin e bukur: Do bëhet sërish BABA (FOTO)

Një hashtag ku shkruhet # Little Miss Coming, një foto të ekos dhe disa fjalë të ndjera…kështu zgjodhi Leonardo Bonucci që të jepte lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet baba i një vajze.

“Dhe më pas erdhe ti. Përzierje e përsosur midis stuhisë dhe heshtjes. Ndarja e saktë midis arsyes dhe ndjenjës. Besimtare e paanshme e frikës dhe dashurisë. Erdhe në kohën e duhur, duke sjellë durim …”, është postimi i ndjerë i Bonuccit në Instagram i cili ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët.

Lajmi i mirë erdhi pas periudhës së vështirë në të cilën Leonardo dhe gruaja e tij Martina u përballën, pasi djali i dytë ishte shumë i sëmurë. Tashmë ai është mirë dhe shumë shpejt do të bëhet me një motër të vogël. Një gëzim i pafund. Pas dy djemve do të vijë një vajzë. Një princeshë që me siguri do të jetë e dashur nga mami, babi dhe vëllezërit më të mëdhenj.

Related posts

Flet Allegri: Ja kur do kthehet Ronaldo

Delo.autor

(VIDEO) “Shokon” Espanyol realizon golin e avantazhit

Q.Autor

“JASHTËTOKËSORI” PO PUSHTON BOTËN/ Golat me penallti, Messi i treti në histori. Ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment