Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Pështyu kundërshtarin, vjen një tjetër DËNIM I RËNDË për Costën

Trajneri i Brazilit, Tite, ka ndërhyrë gjatë konferencës për shtyp gjatë prezantimit të listës së futbollistëve që do të grumbullojë “Selseao” për miqësoret ndaj Arabisë dhe Argjentinës, duke shpjeguar arsyen përse Douglas Costa është lënë jashtë.

“Do të ketë një tjetër shans edhe për ata që nuk janë grumbulluar këtë herë, – tha Tite. – Më specifikisht po flas për Douglas Costa. Ai nuk është grumbulluar për arsye disiplinore. Tani kam mësuar që është dëmtuar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencia dhe gjithsesi nuk do të vinte me ne, por unë e mora vendimin për ta lënë jashtë ekipit për dy ndeshjet e radhës në momentin që pështyu kundërshtarin në kampionat.

Një veprim që tregoi mungesë disipline dhe duhen marrë masa. Lojtarët e kombëtares së Brazilit duhet të jenë shembull për të gjithë.”

Related posts

MILANI DREJT NJË EPOKE TË RE/ Elliott bie dakord për shitjen e klubit

Delo.autor

GENOA-MILAN/ Gafa trashanike e Pepe Reinas ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË “MOTORRI” I INTERIT/ Barella me mision të dyfishtë me “Zikaltërit” dhe Italinë

Delo.autor

Leave a Comment