Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Skuadrat e tyre janë në vështirësi, ata janë më të mirët e La Ligas

Trofeu Zamora, i krijuar në 1959-ën, është një çmim që jepet çdo vit nga e përditshmja spanjolle “Marca” për portierin me më pak gola të pësuar në La Liga në bazë të ndeshjeve të luajtura.

Zakonisht janë portierët e ekipeve të mëdha që garojnë për këtë çmim, por, pas këtrye javëve të para, janë David Storia i Getafe dhe Jordi Masip i Valladollid në krye të renditjes, siç ka bërë të ditur vetë “Marca”.

Ajo që befason më shumë është se luajnë në ekipe që nuk janë të pranishme në renditje të tilla. Për më tepër, Valladolid-i i Masip, i cili është prej portierëve me më pak gola të pësuar, mban vendin e parafundit në klasifikim.

Gjithsesi, prania e portierëve të ekipeve të vogla në Trofeun Zamora nuk është një risi. Në të kaluarën, disa prej tyre e kanë fituar çmimin pavarësisht se skuadrat ku luanin kanë dalë në vendet e ulëta të renditjes.

Morali: Çdo e keqe e ka një të mirë…

Related posts

MERR FUND MAKTHI I REZULTATEVE NEGATIVE/ Arsenal mposht në Derbi “Blutë e Londrës” dhe rikthehet tek fitorja

Delo.autor

I HOQËN TRE PIKË VLONJATËVE/ Futbollisti i Elbasanit: Keqardhje për Flamurtarin, por do ta shfrytëzojmë…

Delo.autor

TRANSFORMIMI I SULMIT “KUQEZI”/ Largimi i Susos tek Sevilla solli 2 gola për ndeshje!

Delo.autor

Leave a Comment