Futboll Sport

Humbje e dytë brenda javës/ DAJA: “Ishim me dy fytyra, të mos e dramatizojmë”

“Nuk duhen dramatizuar gjërat. Kemi bërë një pjesë të parë jo të mirë. Kjo edhe për shkak të faktit që Partizani e nisi shumë mirë. Duhet theksuar se rastet e Partizanit kanë ardhur si pasojë e topave të humbur nga ana jonë. Kemi përdorur të gjithë kontigjentin, por nuk dua të përmend këto gjëra, pasi në fushë kishim futbollist 17 vjeçar e 20 vjeçar. Gjithsesi kemi patur dy fytyra sot. Si pasojë e atij stresi psikologjik që vazhdojmë ta vuajmë. Në pjesën e dytë kemi reaguar duke iu imponuar kundërshtarit në gjysmëfushën e tij”, u shpreh tekniku i ekipit vlonjat.

Kemi bërë ndryshime taktike, për t’i dhënë thellësi lojës sulmuese, por Alves nuk është ende në formën e tij më të mirë. Megjithatë jam i kënaqur, për vetë faktin se me kalimin e kohës do t’i shërbejnë shumë ekipit. Nuk do ta shohim gotën gjysmën bosh. Do të kërkojmë të përmirësojmë ato që mundemi dhe të rikthejmë besimin e lojtarëve. Të shohim përpara, edhe pse kemi dy humbje në dy javë. Asgjë nuk ka ndodhur. Jemi një ekip i ri. Na duhet të mësojmë të gjithë bashkë. Tifozët të na mbështesin që ne të forcohemi”, deklaroi trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, pas humbjes ndaj Partizanit, dyta radhazi për vlonjatët.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Nigeri-Islandë

Sadik.Autor

CIKALLESHI RIKTHEHET TË BËJË “BOMBERIN”/ Sulmuesi i Kombëtares “vrastar” para porte

Delo.autor

LARGIMI I CONTES NGA INTER/ Ish-drejtuesi Sabatini: Mihajlovic tek “Zikaltërit”? Le të shpresojmë që…

Delo.autor

Leave a Comment