Futboll Gossip Sport

Lampard bëhet sërish baba/ Historia e trishtë që qëndron pas emrit të vajzës

Mirë se erdhe në jetë, Patricia! Ish- mesfushori i Anglisë, Frank Lampard është bërë baba për herë të herë të tretë me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Na lejoni t’ju prezantojmë me vajzën tonë të vogël. Patricia Charlotte Lampard! Jemi kaq të lumtur.

Pas emrit të vogëlushes qëndron një histori sa e bukur aq edhe e trishtë. Patricia, është emri i mamasë së Lampard, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2008 në moshën 58-vjeçare pasi vuante nga pneumonia. Në adresë të tij, kanë mbërritur mijëra komente urimi, por njëkohësisht edhe vlerësimi për këtë zgjedhje.

40-vjeçari ka dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme me modelen Elen Rivas.

Related posts

INTER VIJON MARSHIN/ Zikaltërit “ç’montojnë” Sassuolon, 5 gola në Serie A

F.autor

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Sadik.Autor

Reali i prish planet Barcelonës, ja pse u shty festa e katalanasve

Sadik.Autor

Leave a Comment