Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Jamie Carragher “shpërthen”: Sarri e ka bërë skuadrën të duket si…

Humbja 6-0 e pësuar në fushën e City-t ka qenë e tmerrshme për Chelsea-n, që pësoi katër gola në 25 minutat e para të ndeshjes. Trajneri Maurizio Sarri ka përfunduar nën akuzë dhe tani ka ardhur edhe një kritikë shumë e ashpër nga ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie C arragher.

“Disa ndeshje të Chelsea-t kanë qenë një turp, por paraqitja e bërë kundër City-t ka qenë më e keqja nga të gjitha. Po e ndjek Sarri-n dhe tani që ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit të tij të parë në Premier League gjëja më e keqe që mund të them është se e ka bërë Chelsea-n të duket si Arsenal-i”, ka thënë Carragher.

“Arseanl-i ishte mësuar të dilte me kockat e thyera në 7-8 vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme që luante në transfertë, sepse ishte një ekip shumë  i dobët. Kjo gjë nuk është thënë kurrë për Chelsea-n. Gjithsesi, këtë herë janë treguar shumë të dobët”.

Related posts

“MË THA TA QEPJA GOJËN”/ Ja prapaskenat mes trajnerit të Brazilit dhe “Pleshtit”

Delo.autor

Heynckes zbulon “armën” sekrete, tregon se mund ta mposhtë Real-in me 1 lojtar

Sadik.Autor

FRANCË-BELGJIKË/ Vëllezërit Hernandez startojnë nga minuta e parë, ja formacionet e mundshme..

Delo.autor

Leave a Comment