Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ DORTMUNDI me 10 lojtarë i merr pikë Hoffenheimit, fiton edhe Hertha Berlinit

Borussia Dortmund me shumë vështirësi ia doli të merrte një barazim në transfertën e Hoffenheimit. Verdhezinjve iu desh ta mbyllnin sfidën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Diallo. Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga ana e Dortmundit, që në disa momente i shkoi pranë golit të epërsisë, por në metrat e fundit skuadrës i mungoi saktësia, element të cilin e pati Hoffenheimi. Skuadra mike në fundin e pjesës së parë mundi të realizonte golin qw zhbllokoi sfidën me anë të Joelinton.

Në fraksionin e dytë situata u shfaq e njëjtë. Verdhezinjtë ishin më kërkues dhe më dominantë, ndërsa në krahun tjetër vendësit u munduan të tregoheshin të kujdesshëm në prapavijë. Situata përkeqësohet për Dortmundin, pasi Diallo ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë të tijtë në inferioritet numerik. Gjithsesi, Dortmund nuk u dorëzua, pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më pak. Në të 84-ën, Pulisic ia doli të barazonte shifrat. Për të dytën ndeshje radhazi Hoffenheimi nuk arrin dot të gjejë suksesin, teksa verdhezinjtë sërish nuk e njohin humbjen dhe pas javës së 4-t.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Augsburg – Werder Bremen 2-3

Hertha Berlin – B. Monchengladbach 4-2

Nurnberg – Hannover 2-0

Wolfsburg – Freiburg 1-3

Related posts

E FUNDIT/ Milan arrin akordin me Piontek, nesër firma e shumëpritur

Delo.autor

NEYMAR SHËNON SUPERGOL/ Braziliani feston si i ÇMENDUR dhe kopjon RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

KRIZA E LUFTËTARIT/ Bashkia Gjirokastër distancohet: E kemi paguar pjesën tonë…

Isa.Autor

Leave a Comment