Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Hiqet si i deleguari i Federatës dhe VJEDH në dhomat e zhveshjes

Një burrë që u hoq si i deleguari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka bërë “namin” në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje të kampionatit amator mes Montesarchio dhe Virtus Liburia (Avellino). Para ndeshjes, ai u paraqit te dy skuadrat dhe arriti pa shumë probleme të marrë nga stafet përkatëse çelësat e dhomave të zhveshjes. Askush nuk dyshoi, pasi ndodh shpesh që të deleguarit e FIGC të zbarkojnë në kampionatet amatore për të kontrolluar incidentet me tifozerinë.

Pasi pa pjesën e parë pa lëvizur për asnjë moment nga karrigia në zonën pranë fushës së lojës, i “deleguari i FIGC” shkon në dhomat e zhveshjes, ku me çelësat në duar arrin të kontrolljë imtësisht për parà në e sende të tjera me vlerë. Kur ndeshja mbaron skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes i gjejnë ato përmbys, teksa mungojnë edhe karta krediti nga portofolet e tyre apo edhe dokumente e çelësa makinash.

Mashtruesi, pasi kishte mbaruar punë, kishte lënë çelësat pranë dhomave të zhveshjes dhe ishte larguar me makinë. Nuk kanë shpëtuar nga kjo masakër edhe gjyqtarët e ndeshjes. Të gjithë kanë denoncuar ngjarjen, por për momentin nuk ka asnjë gjurmë të hajdutit, që ka mundur të mashtrojë të gjithë si i deleguar i Federatës së Futbollit.

 

Related posts

Guardiola kërkon titullin kundër Unitedit të Mourinhos

Sadik.Autor

PLAS TEK INTERI/ Zikaltërit KËRCËNOJNË mesfushorin që e transferuan për 50 milion euro

Isa.Autor

YLLI TURK KËRKON QËNDRIMIN TEK MILAN/ Por ambjenti i “Kuqezinjve” i dalin kundër vendimit të Çalhanoglu

Delo.autor

Leave a Comment